Vazhdon forma e Interit

dardanmiftari | Thursday, November 01, 2012 | 0 Komente

Nerrazzurët kanë përmbysur epërsinë e Sampdorias për të fituar me rezultat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dhjetë të Serie A.
Gianni Munari krijoi epërsi për mysafirët (20’) dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në gjysmën e dytë u akordua penalti në favor të vendasve dhe Andrea Costa u përjashtua me karton të kuq. Diego Milito e barazoi rezultatin nga pika e bardhë (52’).
Në vazhdim, Interi e pati më të lehtë. Rodrigo Palacio shënoi për përmbysjen e rezultatin (68’). Asistimi ishte i Antonio Cassanos.
Fitoren e vulosi Fredy Guarin (82’) pas asistimit të dytë të Cassanos, ndërsa mysafirët shënuan edhe një gol me anë të Eder në minutat shtesë (90’+4).
Interi tashmë është pozicionuar në vend të dytë në tabelë pas humbjes së Napolit dhe gjendet katër pikë prapa Juventusit. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...