Falcao nuk do ta fitojë Topin e Artë te Atletico

dardanmiftari | Tuesday, October 23, 2012 | 0 Komente

Futbollisti i dikurshëm kolumbian, Faustino Asprilla, mendon se Radamel Falcao duhet të largohet nga Atletico Madridi nëse dëshiron ta fitojë ‘FIFA Topin e Artë’ gjatë karrierës së tij.

“Fitimi i Topit të Artë me Atletico Madridin është i pamundur. Vetëm lojtarët nga klubet e mëdha, si Real Madrid, Barcelona, Milan dhe Juventus e fitojnë”.
“Falcao është golashënues i lindur, ai është një realizues i shkëlqyer, më i miri për momentin, sikurse ishte Alan Sheareri në kohën time”.
“Radamel është një futbollist që duhet të luajë në Ligën e Kampionëve, prandaj Atletico Madridi do të ketë shumë probleme për ta mbajtur. Ai duhet të shkojë në një klub tjetër për të thyer rekorde”, ka thënë Asprilla për Cadena SER

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...