Reali duhet të luajë shumë më mirë

dardanmiftari | Tuesday, October 23, 2012 | 0 Komente

Ish-trajneri i Barcelonës, Cesar Luis Menotti, ka deklaruar se Real Madridi duhet të luajë shumë më mirë duke pasur parasysh ekipin që ka.
“Nuk më pëlqen si ai (Jose Mourinho) luan me ekipin e Madridit, që nuk do të thotë se po vepron gabim”.
“Ata luajnë mirë, sepse nuk mund të luash keq me ata lojtarë. Me muzikantë të shkëlqyer normal që ke tingull të mirë”.
“Madridi mund të luajë shumë më mirë sa që luan. Dhe këtë e them me respekt për Mourinhon, kuptohet”.
“Madridi fiton nga fuqia e skuadrës së tyre; një ditë është Di Maria, ditën tjetër është Benzema”, ka thënë argjentinasi për Marca

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...