Ferguson: Nuk do të bëja atë që bëri Torres

dardanmiftari | Monday, October 29, 2012 | 0 Komente

Sir Alex Ferguson beson se Fernando Torres duhet ta fajësojë vetëm veten pas kartonit të kuq të marrë në fitoren 3-2 të Manchester United ndaj Chelseat.
Torres u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë nga gjyqtari, pasi u rrëzua pas një ndërhyrje të Jonny Evans, veprim të cilin gjyqtari e gjykoi si tentim për mashtrim.
Ky vendim bëri që blutë të mbeten në fushë me nëntë lojtarë, pasi Branislav Ivanovic ishte ndëshkuar më herët me karton të kuq.
“A tentoi të mashtrojë? Ai nuk vendosi të vazhdojë. Mendoj se Jonny mund ta ketë kapur atë ca, por ju ose mund të vazhdoni, që ai mund ta kishte bërë, ose të zgjidhni të rrëzoheni”.
“Ai mund të kishte vazhduar dhe të kishte shënuar – këtë nuk e kuptoj. Kurrë nuk do ta kisha humbur atë rast për të vazhduar. Do ta shfrytëzoja në çdo kohë”.
“Kurrë nuk do të isha rrëzuar, por ai u rrëzua dhe ky është rasti, dhe ai ishte ndëshkuar me karton më herët, andaj ishte faji i tij”, ka thënë Ferguson.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...