Higuain: Barca e di se nuk guxon të gabojë

dardanmiftari | Monday, October 29, 2012 | 0 Komente

Gonzalo Higuain thotë se Los Blancos do të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të mbrojtur titullin e La Ligës, pasi mbrëmë mposhtën Mallorcan me rezultat 5-0.
Argjentinasi shënoi dy herë dhe asistoi në dy gola të tjerë, derisa skuadra e Jose Mourinhos mblodhi tre pikët e radhës në kampionat.
Edhe pse Barcelona mbetet në krye të tabelës me tetë pikë epërsi, pas fitores 5-0 ndaj Rayo Vallecano, sulmuesi francez paralajmëron rivalët se madrilenët do të shfrytëzojnë çdo gabim të tyre.
“Është e rëndësishme të fitosh, por thjesht është edhe një ndeshje tjetër. Barcelona e di se nuk guxon të humbasë”, ka thënë Higuain.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...