Loja me Ronaldon dhe Topi i Artë – pendimet e Del Pieros
Sulmuesi i Sydney FC, Alessandro Del Piero, ka pranuar se ka dashur të luante përkrah legjendës braziliane Ronaldo gjatë karrierës së tij.
“Jo aspak. Nuk kam pendime. Megjithatë (jam penduar) sa herë që kam humbur – finalet e Ligës së Kampionëve (1997, 1998 dhe 2003) shkuan keq po edhe Kampionati Evropian i vitit 2000 (humbje në finale). Kam shpresuar (për Topin e Artë) në vitin 1996 pas e fitova Ligën e Kampionëve dhe Kupën Interkontinentale (Kupën e Botës për Klube)”.
“Kam luajtur me më të mirët në 20 vitet e futbollit. Do të ishte kënaqësi të shihja se çfarë do të ndodhte po të luaja me Ronaldon”, ka deklaruar 37-vjeçari për Gazzetta dello Sport.
Edhe pse ka pësuar dy humbje me klubin e ri, Del Piero arriti ta shënojë golin debutues në ndeshjen e dytë për skuadrën australiane, edhe atë nga specialiteti i tij – gjuajtja e lirë.
Category: Futboll
0 Komente