Rooney do të jetë kapiteni i ardhshëm i Anglisë
Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, do ta trashëgojë shiritin e kapitenit të Anglisë pas pensionimit të Steven Gerrard – ka bërë të ditur trajneri Roy Hodgson.
26-vjeçari ishte kapiten i Tre Luanëve për herë të parë (për shkak të suspendimit të Gerrard) në fitoren prej 5-0 kundër San Marinos dhe shënoi dy gola në atë ndeshje.
Përzgjedhësi Hodgson është pyetur nga gazetarët nëse Rooney do të jetë kapiten në të ardhmen, ndërsa ai u përgjigj: “Po. Është diçka për të cilën është shumë krenar dhe diçka që dëshiron ta bëjë. Ai po luan për Anglinë në mënyrë mjaft serioze dhe kjo është gjë e mirë për ne”.
Category: Futboll
0 Komente