Messi: Ende ka për t’u luajtur

dardanmiftari | Monday, October 08, 2012 | 0 Komente

Lionel Messi thotë se pavarësisht se Barcelona vazhdon ta ruajë kryesimin prej tetë pikësh, sezoni ende është i gjatë dhe i paparashikueshëm.

Messi shënoi dy gola, po aq sa rivali i tij i Real Madridit, në derbin El Clasico të zhvilluar mbrëmë në Camp Nou që përfundoi me barazim 2-2.
“Ishte një ndeshje e bukur, ne duhet të kishim fituar, dhe ata po ashtu mund të kishin fituar. Ne kërkonim të fitonim, por nuk ishte e lehtë. Ne luajtëm kundër Madridit dhe e dinim se do të ishte shumë e komplikuar. Ne ishim afër të përfundojmë vetëm pesë pikë mbi ta”.
“Ne kërkuam një rezultat më të mirë, por e dinim se kishim në ballë një Real Madrid shumë të mirë, me shumë lojtarë të mirë. Ne ende jemi tetë pikë para, por e dimë se ende ka për t’u luajtur”, ka thënë Messi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...