Ronaldo i lënduar, mungon në kualifikimet për Botëror

dardanmiftari | Monday, October 08, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, mund të jetë i detyruar të kalojë ca kohë jashtë fushe pasi dëmtoi shpatullën në barazimin 2-2 ndaj Barcelonës, të dielën mbrëma.
Portugezi u sigurua që ekipi i tij të mos largohet duar-zbrazët nga Camp Nou duke shënuar të dy golat e skuadrës, por mbrëmja përfundoi zhgënjyese për të, pasi 27-vjeçari pësoi lëndim.
Herët në pjesën e dytë Ronaldo ra në tokë dhe u pa se kjo i shkaktoi dhimbje, por ai vazhdoi të luajë dhe përfundoi ndeshjen, edhe pse testet pas ndeshjes treguan lëndim.
Shkalla e dëmtimit në shpatull ende është e panjohur, dhe priten skanime të mëtejme.
Portugezi tash pritet mund të mungojë në ndeshjet e ardhshme kualifikuese me Portugalinë për Botërorin 2014 ndaj Rusisë dhe Irlandës Veriore më 12, respektivisht 16 tetor. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...