Aguero: Do ta mbrojmë titullin

Edw | Friday, November 23, 2012 |

Sergio Aguero beson se Manchester City do të këndellet nga humbja në Ligën e Kampionëve dhe do t’i përkushtohet mbrojtjes së titullit në Ligën Premier.

 “Unë jam i sigurt se ne do ta mbrojmë titullin e kampionit. Është e vërtetë se Chelsea, Manchester United, Arsenal dhe ekipet e tjera i kanë forcuar skuadrat e tyre në krahasim me sezonin e kaluar”.

“Ne jemi kampionët dhe të gjithë do të duan të na mposhtin, por ne nuk do t’ua bëjmë të lehtë atyre sepse ne po rritemi si ekip dhe çdo ditë e më shumë po njihemi më mirë me njëri tjetrin”.

“Është e vërtetë që nuk jemi në formë sikur sezonin e kaluar që shënonim shumë gola, por tabela tregon diçka tjetër. Tabela tregon se të na mposhtin është shumë e vështirë dhe dimë të mbrohemi shumë mirë, kështu që nuk jemi edhe aq keq apo jo?”, ka deklaruar argjentinasi./

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!