De Sciglio: Do ta mposhtim Juven

Edw | Saturday, November 24, 2012 |

Talenti i ri i Milanit, Mattia De Sciglio mezi e pret derbin ndaj Juventusit, duke shprehur bindjen se Rossonerët do të shkaktojnë telashe për Bianconerët.

 Rossonerët janë në vendin e 12-të me 17 pikë më pak se Juventusi dhe është momenti i fundit për të rikonfirmuar ringritjen në tabelë.

“Ndeshja e të dielës ndaj Juventusit do të jetë e vështirë pas asaj që ndodhi vitin e kaluar. Juventusi është prej ekipeve më të mira në botë. Ne do të japim më të mirën dhe jam i bindur se do të shënojmë fitore”, ka theksuar De Sciglio për Milan Channel.
19 vjeçari këtë sezon është paraqitur 12 herë për Milanin duke shfaqur formë relativisht të mirë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!