Alessio: Juve nuk pati fat

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |

Trajneri i përkohshëm i Juventusit, Angelo Alessio, ka thënë se Juventusi bëri gjithçka pos golit të shtunën mbrëma në ndeshjen ndaj Lazios zhvilluar në Torino që mbaroi pa gola.

“Gjithë ajo që na mungonte ishte ai gol. Ne krijuam shumë raste, dominuam nga minuta e parë, por nuk ishim në gjendje që të shënojmë”.

“Ne jemi të kënaqur me paraqitjen e ekipit. Ne dominuam dhe e detyruam Lazion të luajë taktika defensive. Ne e dimë se nuk kemi realizuar, por do të vazhdojmë me lojë të njëjtë, me lojë të shpejtë dhe me raste të shumta”, ka thënë Alessio. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!