Ferguson: Nuk mund ta blej Ronaldon

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson thotë se ai do të dëshironte që Cristiano Ronaldo të kthehej në Old Trafford, por mendon se ylli i Real Madridit është i pamundur për t’u blerë.

Ronaldo kaloi nga United te Reali në vitin 2009 për 94 milionë euro dhe nga ajo kohë ka shënuar 165 gola në 162 ndeshje për klubin mbretëror spanjoll. Ronaldo ka thënë dje se atij i mungon Ferguson dhe me nostalgji edhe ky i fundit ia ka kthyer duke thënë se do të dëshironte që ai të kthehej.
“Do të më pëlqente të mendoj se është i mundur rikthimi i tij, por unë nuk mendoj se do të ndodhë. Ju po flisni për një shumë të pabesueshme të hollash”.

“Çfarë mendoni sa është vlera e tij? Ai definitivisht është i pamundur për t’u blerë. Kush ka të holla për ta blerë atë? Ai është i vlefshëm për Realin dhe gjithmonë ka dashur të luajë për atë ekip. Ishte ëndrra e tij e fëmijërisë. Unë nuk po them se ai do të qëndrojë atje përgjithmonë, por kurrë nuk i dihet... Ku e dini a kemi një klauzolë që ai të kthehet te United pas përfundimit të kontratës me Realin?”, ka deklaruar Ferguson. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!