Alex: Ibra mund ta fitojë Topin e Artë

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Mbrojtësi i PSG, Alex, shpreson që paraqitja e Zlatan Ibrahimovic ndaj Anglisë të mërkurën t’i ndihmojë atij ta sigurojë Topin e Artë.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain shënoi katër herë për vendin e tij në fitoren 4-2 ndaj Anglisë, me golin e tij të fundit të shënuar në mënyrë të mahnitshme në stilin gërshërë nga largësia.

“Shpresoj paraqitja e tij t’i ndihmojë në garën për Topin e Artë. Por në të njëjtën kohë është rrezik të thuash se ai do ta fitojë garën me lojtarë të jashtëzakonshëm si Messi dhe Cristiano Ronaldo. Por sigurisht se kjo paraqitje padyshim do të jetë një argument i fuqishëm dhe duhet t’i ndihmojë”.

“Në fakt, unë nuk i kam parë veprimet e tij. Por gjithkush flet për ta, përfshirë edhe këtë gol të fundit. Ky dëshmon edhe një herë se ai është një lojtar i cili e bën dallimin kudo që shkon. Ne shpresojmë ati të vazhdojë ta bëjë diferencën për ne te PSG”, ka thënë Alex. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!