Nis turneu “Adem Jashari”

Unknown | Friday, November 16, 2012 |


Me gjysmëfinalet e para që luhen sot duke filluar në orën 13:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, nis edicioni i 14-të të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”. Do të jenë rreth 11-të shtete që të do të jenë pesë e kësaj ngjarje të madh sportive kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jasharit.

Kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës (FBK), Ramadan Selimi, ka bërë të ditur se më kohë janë bërë përgatitjet e duhura për këtë turne të karakterit ndërkombëtar.
“Të gjitha përgatitjet janë bërë më kohë dhe se gjithçka është gati për fillimin e këtij turneu. Besoj se ky turne do të jetë më i mirë, e më cilësor se herëve tjera. Boksierët që do të ngjiten në ring janë boksier kualitative dhe jam i bindur se adhuruesit e këtij sporti do të kenë rastin të shohin boks cilësor”, ka thënë Selimi.
Meçet gjysmëfinale luhen në kryeqytet, kurse finalet do të zhvillohen të shtunën në Prizren. Fituesi i Kupës “Adem Jashari” do të shpërblehet me 500 euro. /KosovaPress/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!