Allegri: Grupi do të vendoset në rundin e gjashtë

Unknown | Wednesday, November 21, 2012 |

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, beson se skuadra e tij do të ketë një ndeshje të vështirë kundër Anderlechtit, por është i bindur se asgjë nuk do të vendoset deri në rundin e fundit të fazës grupore.

Rossonerët aktualisht janë të dytët në grupin C me pesë pikë nga katër ndeshje dhe, edhe pse 45 vjeçari thotë se gjërat nuk kanë shkuar siç janë planifikuar, ai shpreson se ata mund të shënojnë fitore vendimtare.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, si të gjitha ndeshjet në të cilat jemi përballur së fundi. Gjithmonë kam thënë se grupi i Ligës së Kampionëve do të ishte i ekuilibruar dhe do të jetë i tillë deri në fund”.

“Kur do të luajmë (ndaj Anderlecht), do të kemi një rezultat të Zenitit kundër Malagas, por mendoj se kualifikimi nuk do të vendoset deri në ndeshjen e fundit”.

“Sigurisht nuk jam i kënaqur me pikët e mbledhura në grup, por nëse ne nxjerrim rezultate, atëherë do të thotë se i kemi merituar”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!