Anulohen miqësoret Maqedoni-Shqipëri: Arsyetimi, FFM-ja s’ka të holla!

Unknown | Friday, November 16, 2012 |


Ndonëse ishin konfirmuar dy miqësore në futsall ndërmjet përfaqësueses së Maqedonisë dhe asaj të Shqipërisë, që të luheshin në Kumanovë dhe Shkup (20 dhe 21 nëntor), sfidat në fjalë janë anuluar për një kohë të pacaktuar.

“Të mërkurën më njoftuan nga Federata e futbollit të Maqedonisë se ndeshjet miqësore me Shqipërinë janë anuluar për një kohë të pacaktuar. Sipas drejtuesve të FFM-së arsye e vetme e moszhvillimit të këtyre dy ndeshjeve është mungesa e të hollave. Dëshira ime ishte që ndeshjet të luhen sepse ne në janar fillojmë me ndeshje eliminatore për kampionatin evropian. Dhe, merreni me mend unë do të marrë pjesë në kualifikime pa asnjë lojë miqësore brenda vitit”, deklaroi për “Lajm”, selektori i Maqedonisë në futsall, Vasko Skenderovski.

Por kur munden të luhen ndeshjet me Shqipërinë ishte pyetja jonë e radhës?
“Vërtet se di. Nga FFM më njoftuan se janë anuluar, ndërsa kur do të luhen nuk e di. Nëse nuk luajmë edhe gjatë muajit dhjetor, atëherë kohë tjetër nuk kemi, sepse siç ju thash në janar janë eliminatorët”, shtoi ai.  

Ndërkohë, para një javësh vet përzgjedhësi i Shqipërisë në futsall, Alban Hasani konfirmoi për “Lajm” se kanë marrë ftesë nga FFM-ja për zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore.
Në ditët në vazhdim do të mësojmë se cilët kanë qenë arsyet e këtij prolongimi. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!