Unknown | Friday, November 16, 2012 |

“E shijova këtë ndeshje. Gjermania e kontrolloi pjesën e parë, por e vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte se lejuam shumë hapësira. Ata dominuan, ndonëse vetëm kontrollin e topit. Në kundërsulm nuk bënë asgjë. Në pjesën e dytë ishim ne superiorë, edhe pse lehtësisht. Psikologjikisht është një ndeshje që na bën shumë mirë, sidomos pas miqësores së fundit me këtë skuadër. Lojtarëve u duhet që të fitojnë besim dhe kjo ndeshje i shërbeu edhe për moral”. Luis Van Gal shfaqet i relaksuar pas barazimit me Gjermaninë. Lidhur me debutimin e portierit Vermer trajneri holandez shtoi se ishte i kënaqur, por kjo ishte vetëm një ndeshje e mirë e portierit të ri. Kurse sa i përket preferencës së Dirk Kajtit në vend të Huntelarit titullar, ai sqaroi: “Nuk e bëra këtë ndryshim për t’i dhënë ndonjë mesazh Janit. Ai është një superlojtar, por mua më duhej një tjetër sulmues me karakteristika të tjera. Huntelar është një lojtar zone dhe nuk mund të luajë shumë larg portës. Ndërsa Kajt i shfrytëzon më mirë hapësirat për shkak të teknikës”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!