Clippers ndalin kampionin VIDEO

Unknown | Friday, November 16, 2012 |


Los Angeles Clippers mposhti kampionin në fuqi të NBA-së, Miami Heat me rezultat 107-100. Jamal Crawford shënoi 22 pikë kurse Blake Griffin shtoi 20 pikë dhe 14 kërcime.
Kurse Chris Paul kontribuoi me 16 pikë duke përmirësuar bilancin e Clippers në 6-2. Te Heat, realizatori më i mirë ishte LeBron James me 30 pikë. Në duelet tjera, Memphis Grizzlies vazhdoi startin më të mirë në histori të klubit duke fituar 107-97 ndaj Oklahoma City Thunder.
Detroit Pistons regjistroi fitoren e parë në edicion e ri duke mundur Philadelphian 94-76 ndërsa Milwaukee Bucks mposhti Indiana Pacers 99-85.
Rezultatet:
LA Clippers-Miami 107-100, Oklahoma-Memphis 97-107, Boston-Utah 98-93, Dallas-Washington 107-101, Phoenix-Chicago 106-112, Minnesota-Charlotte 87-89, Houston-New Orleans 100-96, Golden State-Atlanta 92-88, Milwaukee-Indiana 99-85, Philadelphia-Detroit 76-94. /Dukagjini.com

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!