Arsyet e krizës Ronaldo-Real
Cristiano Ronaldo ende nuk e ka rigjetur lumturinë në Madridi dhe është më pranë largimit në fund të sezonit se sa rinovimit me klubin merengues.
Për më tepër lajmin e bën të ditur me një kryetitull në faqen e saj të parë e përditëshmja “As” shumë pranë Realit të Madridit dhe e rreshtuar mediatikisht në mbrojtje të Los Blancos. Sipas saj Ronaldo ndien afeksionin e tifozëve dhe të trajnerit Mourinho por jo atë të klubit ku i vetmi person që e ka marrë në mbrojtje nga sulmet nga jashtë deri më tani ka qenë vetëm trajneri portugez.
Në një kohë kur Barcelona ka një strukturë të gatshme për t’u kujdesur për figurën e Mesit Reali i Madridit reagon vetëm me indiferentizmin e tij total ndaj sulmeve që i bëhen yllit të tij. Rasti i fundit ishte ai i goditjes nga Davi Navarro që i kushtoi 6 të qepura Ronaldos. Pas ndeshjes me Levanten në vend që të dënonte episodin kundër Cristianos duke kërkuar një mbrojtje më të madhe për të nga arbitrat, (sic ka bërë Barcelona për Messi-n), Reali i Madridit lëshoi një komunikate për t’u kujdesur për imazhin e Pepe-s në polemikën mes tij dhe Ballesteros.
Vec të tjerash, portugezi është i irrituar dhe me faktin se nuk ishte mes lojtarëve më të mirë të Ligës Spanjolle të futbollit për sezonin e kaluar. Cristiano e ka të vështirë të kuptojë dhe këtu nuk i vihet faj, se si nuk mori asnjë cmim edhe pse shënoi 46 gola në La Liga ku ishte lojtari më deciziv i skuadrës së tij në fitimin e titullit kampion, dhe një pjesë të fajit për këtë ia dedikon dhe neglizhencës së klubit të tij në lidhje me institucionet përkatëse.
Cristiano e dha alarmin që pas ndeshjes me Granadën ku pak minuta pas përfundimit pranoi se ndihej i trishtuar duke zbuluar se klubi ishte në dijeni për këtë, pasi një ditë më parë kishte takuar Florentino Perez.
Dhe ideja për te ndryshuar ambient iu forcua vetëm disa ditë më pas në Monaco në ceremoninë gala të dhënies së cmimeve të Uefas ku i pa edhe më të qarta diferencat mes strukturave të Realit dhe Barcelonës. Ronaldo ishte i shoqëruar nga zëvendëspresidenti i tretë Pedro Lopez ndërsa Barcelona kishte vënë në lëvizje gjithë makinerinë e saj mediatike në shërbim të Lionel Messit që shoqërohej nga kreu suprem i Barcelonës, Sandro Rosell.
Pushteti i klubit blaugrana është aq i madh sa dënon publikisht lojtarë si Jonathan Vila i Celta Vigos pas cdo konfrontimi me Mesin apo i bën që të duken si anektoda debatet në fushë mes yllit argjentinas dhe David Villas, ndërsa te Reali ky afeksion nga ana e klubit mungon për Ronaldon.
Category: Futboll