Ronaldo i zhgënjyer, largimi nuk është më tabu

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Lumturia e Cristiano Ronaldos po shndërrohet në problem për Real Madrid. Ylli portugez duket se nuk është ende i lumtur nga jeta që po bën në kryeqytetin iberik dhe sipas asaj që raporton "AS", tratativat për rinovimin e kontratës kanë ngelur në vend.

Ronaldo është i irrituar për shumë arsye, mes tyre edhe përjashtimi nga kandidatët për futbollistët më të mira të La Ligas për sezonin e shkuar, pavarësisht 46 golave të shënuar. Forca e Barcelonës por rritet ndërsa ajo e Realit po pëson rënie dhe kujton me nostalgji Manchester United që e lançoi në futbollin e të mëdhenjëve. Në atë periudhë CR7 gëzonte një repsekt të padiskutueshëm dhe tifozët gjatë gjithë kohës thërrisnin emrin e tij.

Sot këto duken kujtime të së shkuarës dhe portugezi nuk ka aspak ndermend të vazhdojë të sillen me të si një futbollist i dorës së dytë. Ndaj dhe vazhdimi i aventurës së Cristiano Ronaldos nuk varet vetëm nga aspekti ekonomik.

Lajm ky që me siguri do të gëzojë jashtë mase Paris Saint Germain dheManchester City, klube që e kërkojnë në gjirin e tyre yllin portugez. /albeu.com/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!