AS: Ronaldo do largohet nga Real Madrid!

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

E përditshmja spanjolle AS, publikon një lajm i cili i ka çuditur të gjithë. Sipas tyre, Cristiano Ronaldo dhe Reali i Madridit nuk kanë marrëdhenie të mira në këto momente. 

AS shkruan se portugezi ndodhet më pranë lamtumirës sesa rinovimit të kontratës. E gjitha kjo po ndodh për shkak se Ronaldo është i lodhur nga etiketimet e ndryshme si “kapriçozi dhe i keqi” i La Ligës, si dhe krahasimin që i bëjnë me Messi-n. Sipas AS, Ronaldo tashmë ruan respekt vetëm për trajnerin Mourinhio, dhe jo për ekipin e tij. 

Dëmtimi në sy në përballjen me Levanten, duket se e ka ofenduar shumë futbollistin i cili është shprehur se kërkoja më tepër vëmendje nga arbitrat në ato momente. AS vazhdon më tej se ftohja e Ronaldos me ekipin nuk ka ndodhur për shkaqe ekonomike, por për shkak se ndaj tij bien të gjitha përgjegjësitë në raste dështimi të skuadrës.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!