Barcelona me stadium dhe fanellë të re (Foto)
Një "Camp Nou" i ri për Barcelonën. Klubi ka zgjedhur të kryhet një referendum për të vendosur se kur, ku dhe si do të ndërtohet impianti i ri, por "El Mundo Deportivo" zbulon detajet e para të projektit ambicioz ku në planet e drejtuesve është që "Camp Nou" i të ardhmes të jetë pranë atij aktual.
Politika e një vendimi të tillë sipas të përditshmes katalanase ky opsion ka të bëjë me politikën e klubit edhe për të fituar ndaj një refuzimi të mundshëm emotiv nga ana e tifozëve për t’u zhvendosur nga pozicioni i tyre aktual.
Në këtë mënyrë do të jenë më pranë dhe strukutrat e tjera të klubit si Piosta de Gel apo Palau Blaugrana ku luan ndeshjet e saj Barcelona e basketbollit edhe ajo një ndër forcat kryesore të Europës në Euroleague por dhe struktuart mikpritëse parqet hotelet auditorët dhe një super dyqan i artikujve të klubit blagrana.
Për sa i përket projekteve të së ardhmes, e përditshmja sportive katalanase "El Mundo Deportivo" bën dhe një tjetër zbulim shumë të rëndësishëm. Klubi ende nuk ka zbuluar se si do jetë fanela e sezonit të ardhshëm por gazeta paralajmëron se në të stema e Qatar Foundation do të zëvendësohet nga Qatar Airways, kompanisë së fluturimeve falë të cilës klubi do të arkëtojë 170 milionë euro në 6 vitet e ardhshëm, në këtë mënyrë Barca do të ketë për të parën herë në historinë e saj një logo ekskluzivisht komerciale në fanelën e saj, pasi akordi i mëparshëm për logon Qatar Foundation bazohej në motive humanitare, por Unicef në këtë rast ka treguar mirëkuptim duke mos nxjerrë asnjë pengesë për logon e re.
Gazeta shumë pranë klubit të Barcelonës jep nëpërmjet një foto-montazhi dhe fytyrën e fanelës së re duke demonstruar stemën ndërsa shpejgon se ky vendim merret pasi në vitin 2014 në Qatar inaugurohet aeroporti i Dohas që do të jetë i dyti për nga madhësia në gjithë botën dhe kompania ka nevojë për një klub të madh për të patur impaktin e duhur publicitar që të korespondojë me rëndësinë e strukturës së re.
Infrastruktura gjigande do të konkurrojë drejtëpërdrejt me aeroportin e Dubait, kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Si për çudi, Real Madrid nga sezoni i ardhshëm do të vendosë në kamistën e tij logon propogandistike të komapnisë ajrore Emirates rivales së Qatarit, ndaj mund të thuhet se El Clasico e ardhshëm do të luhet në lartësinë e reve.
Category: Futboll