Beckham nuk e ka ndërmend të luajë në Australi
Pas deklaratave të Federatës së Futbollit të Australisë se David Beckham do të luante në Australi pasi t’i përfundoj kontrata, një burim i Sky Sports e ka demantuar këtë lajm.
“Beckham është krejtësisht i fokusuar në play-offin e MLS-it dhe dëshiron të fitojë edhe një herë kampionatin me La Galaxy”.
“Gjithmonë ka interes të madh nga klube të mëdha anë e mbarë botës për Beckhamin, por ai absolutisht nuk ka asnjë plan për të luajtur në Australi”, ka thënë një burim i afërt i futbollistit për Sky Sports./Telegrafi/
Category: Futboll