AVB: Fitorja ndaj Arsenalit, më shumë se tre pikë

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas, thotë se është i vetëdijshëm për rëndësinë e një fitoreje kundër Arsenalit.

“Merrem me këtë për së paku dy javë, njerëzit kanë folur për këtë shpesh – stafi, tifozët dhe kryetari i bordit”.
"Kjo është një ndeshje ku pasioni është shumë i lartë, është një ndeshje që përfaqëson më shumë se tre pikë, për shkak të historisë së derbive të Londrës veriore. Kryetari i bordit vazhdon ta përmendë atë. Mendoj se është normale”.

“Ju vërtet duhet ta pranoni atë pasi është pjesë e një kulture të shkëlqyeshme të futbollit anglez. Ju nuk mund të visheni kuq në këtë fushë stërvitore”, ka thënë Villas-Boas. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!