Wenger: Goli i Ibrës na ka mahnitur

Unknown | Friday, November 16, 2012 |

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai është një tifoz i madh i sulmuesit të Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.

“Unë besoj se ne të gjithë jemi të mahnitur pasi, ndonjëherë, kur një djalosh godet nga 30 metra dhe e dërgon topin në këndin e sipërm, ju thoni ishte gol fantastik – por disi ju besoni se edhe ju mund ta bëni atë, edhe nëse nuk mund ta bëni vazhdimisht”.

“Por kur ai shënoi një gol të tillë, ju mendoni se është e pamundshme për një atlet normal. Ju duhet të jeni një atlet i jashtëzakonshëm për ta bërë atë. Ju duhet të keni një fleksibilitet, mprehtësi dhe fuqi të veçantë fizike për ta bërë atë, përveç faktit se duhet të vlerësoni vetë se çfarë duhet të bëni në atë moment”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!