Barca nuk njeh kundërshtar

dardanmiftari | Sunday, November 11, 2012 | 0 Komente

Mallorca ishte viktima e radhës e Barcelonës në La Liga. Blaugranët kanë fituar me rezultat 4-2 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në Iberostar Estadi.
Me një gjuajtje të lirë në minutën e 28-të, Xavi Hernandez heshti tifozët vendas.
Lionel Messi e dyfishoi epërsinë (44’), falë gabimit të Aouates, për të barazuar rekordin e Peles për më shumë gola të shënuar brenda një viti kalendarik (75 gola).
Tello pranoi një top nga Cesc Fabregas për ta ngritur në 3-0 epërsinë para se skuadrat të shkonin në pushim (45’).
Në gjysmën e dytë, vendasit u kthyen në lojë. Michael Pereira (55’) dhe Victor nga penaltia (58’), e ngushtuan rezultatin në 3-2.
Mirëpo, si gjithmonë, aty është njeriu i rekordeve, Leo Messi. Alexis Sanchez lëvizi mirë duke dërguar një top drejt argjentinasit, i cili theu rekordin e Peles me golin e 76-të të shënuar (për Barcën dhe Argjentinën) gjatë vitit 2012 (70’).
Kjo ishte fitorja e dhjetë e Barcelonës këtë edicion (që ka regjistruar vetëm një barazim, ndaj Real Madridit) dhe kryeson Kampionatin spanjoll me 31 pikë. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...