Interi mbetet prapa

dardanmiftari | Sunday, November 11, 2012 | 0 Komente

Skuadra e Interit nuk ka arritur t’i bëjë ballë fuqisë së Atalantas në Bergamo. Ndeshja e zhvilluar në Stadio Atleti Azzurri d’Italia përfundoi me rezultat 3-2 në favor të ekipit vendas.
Futbollistët nikoqirë e filluan mirë takimin duke ardhur te goli i avantazhit në minutën e nëntë. Në rastin e parë për gol, Giacomo Bonaventura pranoi një krosim nga Federico Peluso për të shënuar dhe me rezultat minimal përfundoi pjesa e parë.
Në minutat e para të gjysmës së dytë (56’), Fredy Guarin e barazoi rezultatin nga gjuajtja e lirë.
Mirëpo, German Denis reagoi shpejtë për të rikthyer avantazhin e Atalantas (60’). I njëjti futbollist e thelloi edhe më shumë epërsinë nga penaltia (67’).
Atë që nuk arriti ta bëjë në pjesën e parë, Rodrigo Palacio e bëri në të dytën, shënoi. Argjentinasi pranoi një top nga Walter Gargano për ta bërë interesant fundin e ndeshjes (84’).
Megjithatë, përveç një kartoni të kuq që e mori Facundo Parra (90’+3), asgjë tjetër e rëndësishme nuk ndodhi.
Interi mbetet katër pikë prapa liderit të Serie A, Juventus. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...