Beckham pritet të largohet nga LA Galaxy

Unknown | Tuesday, November 20, 2012 |


Pas 5 sezonesh në kampionatin amerikan të futbollit (MLS) në radhët e LA Galaxy, David Beckham vendos të largohet por do të tentojë të shpallet kampion për të dytën herë kur të përballet me Dynamo më 1 Dhjetor.

Vendimin për t’u larguar, ish mesfushori i Real Madridit e dha një ditë pas fitores me Houston dhe sigurimit të biletës për në finalen e madhe duke ndërprerë kështu para kohe bashkëpunimin me Los Angeles Galaxy kontrata me të cilët përfundonte pas 1 viti. Beckham rinovoi në Janarin e këtij viti zgjatjen e kontratës me 2 sezone por tashmë lojtari anglez e ka marrë vendimin për t’u larguar por jo për t’u tërhequr. 

Siç deklaroi ai vetë, në moshën 37-vjeçare dëshira e tij është të provojë edhe një aventurë tjetër përpara se të tërhiqet por nuk zbuloi asgjë mbi këtë temë ndërsa mediat aludojnë dy destinacione të mundshme, Australia ose kalimi në ekipin tjetër amerikan të New York Red Bulls.

Me LA Galaxy, David Beckham ka realizuar 18 gola në 98 takime ndërsa sezonin e kaluar ekipi i tij u shpall kampion.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!