Alessio: Ndaj Chelseat, gjithçka ose asgjë

Unknown | Tuesday, November 20, 2012 |

Ndihmës-trajneri i Juventusit, Angelo Alessio, thotë se kampionët e Serie A nuk mund të lejojnë të humbin pikë në ndeshjen e të martës në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat, nëse dëshirojnë t’i mbijetojnë gazës grupore.

Bianconerët aktualisht janë të tretët në grupin e me gjashtë pikë nga katër ndeshje, duke ndjekur rivalët e sotëm me një pikë.

“Ne e dimë se është gjithçka ose asgjë dhe ne duam të kalojmë më tej. Ne do të dalim në fushë me vendosmërinë dhe dëshirën e zakonshme për të fituar”.
“Ata janë kampionët e Evropës, kanë dështuar me tre ose katër lojtarë të mirë, andaj ata kanë nevojë të respektohen si ekip. 

Në të njëjtën kohë, ne e dimë se sa të fuqishëm jemi dhe do të luajmë me ta me të njëjtin qëndrim”.

“Nëse ne ia dalim mirë, ne mund të kalojmë më tej, nëse ne nuk jemi aq të mirë, ne do të luajmë në Europa League, por e dimë se tashmë kemi arritur diçka”, ka thënë Alessio. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!