Emery kërkon fitore ndaj Barcës

Unknown | Tuesday, November 20, 2012 |

Unai Emery thotë e skuadra e tij Spartak Moska do të kërkojë asgjë më pak se fitore për ndeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës.

“Fakti se ne luajmë kundër Barcelonës do të thotë se do të jetë një ndeshje e vështirë”.

“Megjithatë, ne kemi arsye të jemi optimistë pasi edhe ne jemi një skuadër e fuqishme dhe kemi fituar dy nga tre ndeshjet e fundit. Ne do të përpiqemi të shfrytëzojmë çdo mundësi që kemi dhe do të përpiqemi të luajmë lojën tonë”.

“Qëllimi jonë është të nxjerrim tre pikë pasi ne jemi të paepur për t’u kualifikuar dhe për të luajtur në Evropë në pranverë”, ka thënë Emery. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!