Iniesta: Nuk e ëndërroj Topin e Artë

Unknown | Tuesday, November 20, 2012 |

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se ai nuk ëndërron ta fitojë Topin e Artë.

Iniesta fitoi çmimin Lojtari më i Mirë në Evropë këtë verë, dhe edhe pse ndjehet i lumtur kur fiton çmime personale, thotë se ai nuk i ëndërron ato.
“Përpiqem të luaj futbollin tim dhe është e rëndësishme që njerëzit ta njohin punën time, por jo patjetër mendoj për atë”.

“Topi i Artë jo patjetër është ëndërr e imja. Jo patjetër mendoj për çmimet individuale, por nëse fitoj, sigurisht do të isha i lumtur”.

“Ndjehem i privilegjuar të luaj në këtë kohë, me ekipin më të mirë të Barcelonës, me të cilin dua ta mbyll karrierën, dhe Spanjën. Me lojtarët me të cilët aktualisht luaj, ndjehem më i mirë dhe sërish bëhem edhe më i mirë çdo ditë”, ka thënë Iniesta. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!