Berisha, 4 gola dhe 6 asistime

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Talenti shqiptar nga kosova Valon Berisha po shkëlqen në paraqitjet me klubin e tij Red Bull Salzburg, duke shënuar gola e duke bërë asistime për bashkëlojtarët e tij.

Që tani po konsiderohet si njëri nga transferimet më të mira të futbollit austriak.

Në fitoren e fundit që Salzburgu e shënoi me rezultat 3-0 ndaj Wiener Neustadtit, Berisha asistoi bukur në golin e dytë të shënuar nga Soriano. Njëherësh, ky ishte asistimi i gjashtë për Berishën në 11 paraqitje sa ka zhvilluar me Salzburgun. Ai gjithashtu ka shënuar edhe katër gola në këtë sezon.

Ai u transferua në Austri nga Vikingu në afatin kalimtar veror për afro 1.5 milionë euro./Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...