Kombëtarja shqiptare gati për Kamerunin - Lista e futbollistëve

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Tekniku i kombëtares shqiptare të futbollit De Biasi , ka bërë zyrtare listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen miqësore me Kamerunin më 14 nëntor. Mes emrave të lojtarëve ka dhe surpriza nga ana e trajnerit De Biasi.  Surprizat e kësaj liste janë pa dyshim grumbullimi i Bekim Balës, që luan me Spartën e Pragës në kampionatin çek, i Armando Vajushit të Liteksit në Bullgari, si dhe i Bruno Telushit, mesfushorit të ri të Flamurtarit.

Shihet qartë se mes emrave të legjonarve mungojnë ata të Erjon Bogdanit dhe Hami Salihit, të cilët janë lënë pushim. Në radhët e Kamerunit luajnë shumë lojtarë të njohur në arenën ndërkombëtare, duke filluar nga Eto’o, Kameni, Matip, N’Kulu dhe Song, ndërsa trajner i ekipit është Zhan Pol Akono, ish futbollisti i kësaj përfaqësueseje. Takimi mes Shqipërisë dhe Kamerunit do të mbahet në fushë asnjanase në Zvicerr.


Ja lista e plotë:
1-Samir Ujkani 05.07.1988 Palermo
2 -Etrit Berisha 10.03.1989 Kalmar
3 -Armend Dallku 16.06.1983 Vorskla Poltava
4 -Lorik Cana 27.07.1983 SS Lazio
5 -Kristi Vangjeli 05.09.1985 Chernomorets Odessa
6 -Tefik Osmani 25.02.1985 KF Vllaznia
7- Andi Lila 12.02.1986 PAS Jannina
8 -Mergim Mavraj 09.06.1986 Sppg Greuther Furth
9 -Debatik Curri 28.12.1983 Genlcerbirligi
10 -Renato Arapi 28.08.1986 SK Skenderbeu
11 -Elis Bakaj 25.06.1987 Chernomorets Odessa
12 -Ervin Bulku 03.03.1981 Sepahan
13 -Emiljano Vila 12.03.1988 PAS Jannina
14 -Bruno Telushi 14.11.1990 Flamurtari
15 -Armando Vajushi 03.12.1991 Litex Lovech
16 -Sabien Lilaj 10.02.1989 SK Skenderbeu
17 -Bekim Balaj 11.01.1991 Sparta Praha
18 -Edgar Çani 22.07.1989 Polonia Varshava
19 -Armando Sadiku 27.05.1991 Lugano
20 -Alban Meha 26.04.1986 Paderborn 07
21 -Odise Roshi 22.05.1991 FSV Frankfurt

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...