Berlusconi: Kam besim te Allegri
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka thënë se ai ka besim të plotë në trajnerin Massimiliano Allegri, përkundër rezultateve të dobëta dhe ndeshjeve të vështira në vijim
.
“Nëse Allegri është këtu, atëherë është për shkak se kam besim në të. Kjo është një periudhë fatkeqe, por të mos harrojmë çfarë ka fituar ai”.
“Milani ka traditë. Në 26 vitet e fundit, ne kemi ndërruar trajnerin gjatë sezonit vetëm dy herë. Ne jemi njerëz seriozë, kemi marrëdhënie të mirë me strategun”, theksoi ai.
Më tej Berlusconi foli edhe për shitjen e Ibrës, duke shfaqur pendim, por njëkohësisht kërkoi durim të madh nga tifozët.
“Ekziston pendim për Ibrën, por ju duhet të bëni llogaritjet. Ne kemi kursyer 130 milionë euro me shitjet e lojtarëve dhe askush, në këtë klimë ekonomike, nuk do ta kishte refuzuar këtë. Ju shihni tifozë të vërtetë në kohë të vështira. Unë pres që ekipi të përkrahet. Pas 26 viteve të triumfit dhe shampanjës, nevojitet pak durim”, përfundoi Berlusconi.
Category: Futboll