“Bisedat e gjyqtarëve duhet të regjistrohen”

dardanmiftari | Sunday, November 04, 2012 | 0 Komente

Keith Hackett, ish-menaxheri i përgjithshëm i gjyqtarëve të Ligës Premier, beson se bisedat e gjyqtarëve duhet të regjistrohen dhe tifozët duhet të jenë në gjendje që t’i dëgjojnë gjatë ndeshjeve.
 Gjyqtarët janë nën presion të jashtëzakonshëm tani pasi Chelsea lansoi një ankesë zyrtare në FA për gjyqtarin Mark Clattenburg, me pohimin se ky i fundit e ka fyer në mënyrë raciste John Obi Mikel.
Dhe Hackett beson se do të ishte e përkryer që të gjitha bisedat e gjyqtarëve të regjistrohen në mënyrë që të shmangen incidentet në të ardhmen.
“Unë do të kisha dashur një trajner të gjyqtarëve në fushë, që të dëgjojë atë që flasin gjyqtarët. Dhe duke parë gjërat që kanë ndodhur ditët e fundit, unë do të kisha dashur të shohë regjistrim të bisedave të gjyqtarëve gjatë gjithë ndeshjes”, ka theksuar Hackett.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...