Giroud: Arsenali të tregojë veten ndaj Schalkes

dardanmiftari | Sunday, November 04, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Arsenalit, Olivier Giroud, dëshiron që Topcinjtë të reflektojnë pas humbjes në shtëpi nga Schalke, duke mposhtur këtë të fundit në mesjavën e ardhshme në Gjermani.
“Ne duhet që të vazhdojmë të luajmë mirë dhe të kemi besim në cilësitë tona. Këtë dëshiron me ngulm menaxheri dhe ai dëshiron para së gjithash që ne të luajmë futbollin tonë”.
“Schalke mund të mbrohet mirë dhe mund të jetë e vështirë për ne që t’i thyejmë, por ne duhet që të vazhdojmë të luajmë mirë, të përparojmë. Loja mbrojtëse nuk është loja jonë. Ne po shkojmë në Gjermani me synimin e vetëm – fitoren”, është shprehur Giroud.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...