Gerrard arrin paraqitjen e 600-të për Liverpoolin

dardanmiftari | Sunday, November 04, 2012 | 0 Komente

Sot është një ditë historike për kapitenin legjendar të Liverpoolit, i cili në përballjen kundër Newcastle do ta bëjë paraqitjen e 600-të për klubin.
32 vjeçari bëhet lojtari i dhjetë që arrinë këtë shifër impresionuese për klubin e Liverpoolit. Ai pati debutuar për klubin në nëntor të 1998, dukë shënuar fitore kundër Blackburnit.
Gerrard ka fituar Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Uefas gjatë karrierës së tij në Liverpool, gjithashtu ka fituar dy FA Cup, dhe tre League Cups, njërën prej tyre e fitoi sezonën e kaluar.
Wayne Rooney ishte ndër të shumtë që e uruan kapitenin për paraqitjen e tij historike sot, duke thënë në twitterin e tij : “Urime për Stevie G në paraqitjen e tij të 600-të, kjo është arritje e madhe pa marrë parasysh se cilin ekip e mbeshtetni”.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...