Buffon vë në pikëpyetje karakterin e Juves

dardanmiftari | Sunday, November 04, 2012 | 0 Komente

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka vënë në pikëpyetje karakterin e dobët të bashkëlojtarëve të tij në sfidën që përfundoi me rezultat 3-1 në favor të Interit mbrëmjen e kaluar.
 “Nuk më pëlqeu qëndrimi jonë pasi kaluam në epërsi. Unë nuk e kuptoj se u u thelluam në mbrojtje, ne ftuam Interin të na sulmojë. Interi kishte më shumë uri për ta fituar këtë ndeshje dhe ata e merituan fitoren. Ne kemi harruar se cila ishte ndjenja e disfatës dhe kjo nuk ju kënaq”.
“Ata u përmirësuan për dallim nga sezoni i kaluar dhe me trajnerin e tyre ata po bëhen kandidatë për titull me ne dhe Napolin. Ata e interpretuan mirë ndeshjen dhe me përkushtim të madh. Aq shumë, sa që ma kujtuan Juventusin e sezonit të kaluar. Pas 15 minutave të para ne ua mundësuam të marrin iniciativën dhe ata e dinë se cfarë është dashur të bëjnë”, ka thënë Buffon. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...