Guardiola të drejtojë Chelsean?

dardanmiftari | Monday, November 05, 2012 | 0 Komente

Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, dëshiron të drejtojë Chelsean, raportojnë mediat angleze.
Daily Mail shkruan se ish-menaxheri i Barcelonës planifikon t’i rikthehet fushës verën e ardhshme e ua ka bërë të qartë miqve se sheh të ardhme në Stamford Bridge.
Ka pasur ndërrime të dukshme në natyrën e lojtarëve që Chelsea ka transferuar së fundi. Juan Mata, i cili erdhi në verën e vitit 2011, si dhe dy përforcimet e fundit Eden Hazard dhe Oscar, të gjithë janë të mësuar të luajnë në një mënyrë të caktuar.
E përditshmja britanike shkruan se kjo e ka joshur Guardiolën, që në anën tjetër ka vënë një presion te pronari Roman Abramovich, derisa ai po bën plane afatgjate me klubin.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...