Bullgari Pantevev, fitues i turneut "Adem Jashari"

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |


Boksieri nga Bullgaria, Radosllav Pantevev, ka fituar çmimin kryesor të turneut më të madh të boksit në vend "Adem Jashari". Boksieri i kategorisë 81 kilogramë, të shtunën mbrëma në Prizren, në finale mposhti 2:0 boksierin nga Shqipëria, Kristian Dema.

Në edicionin e 14-të kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari morën pjesë boksierë nga 11 shtete, derisa finalja e këtij turneu u përcoll edhe nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA), tajvanezi Ching-Kuo Wu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!