Cana mbetet në Lazio

Unknown | Thursday, November 15, 2012 |


Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare, ka hedhur poshtë largimin e mundshëm të Lorik Canës nga skuadra italiane. Kapiteni i kombëtares shqiptare, nuk po gjen hapësirën e duhur tek ekipi romak. “Cana është një lojtar i madh dhe jo më kot bën pjesë në projektin e një klubi të madh siç është Lazio”, tha Tare.

“Është e vërtetë se ai nuk ka luajtur aq shumë, por kjo ka ndodhur sepse ka pasur vështirësi në përshtatje me futbollin italian. Unë mund t’ju them se ai është pjesë e projektit dhe se ndjej një përgjegjësi edhe për shqiptarët e tjerë që luajnë me të rinjtë e Lazios, si Bilali dhe Strakosha”, tha ish-kapiteni i kombëtares shqiptare.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!