Cila i rri më bukur Ronaldos?

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


E ardhmja e Crsitiano Ronaldos vazhdon të jetë e shumëpërfolur ne mediat spanjolle. Së fundi mediat portugeze ishin ato që shprehën pakënaqësinë e Ronaldos te Reali. Janë 5 destinacione si të përfolura për të ardhmen e yllit portugez.
Kalimi te PSG duket me më shumë gjasa. Mediat franceze shkruajnë se PSG do të bëjë ofertë të majme për Ronaldon, ndërsa gjasat janë që ai pas këtij edicionin të vijë te PSG së bashku me Mourinhon. Trajneri portugez do të tentoi të shpallë kampion PSG-në në një kampionat tjetër për të përmirësuar rekordin e tij.
Manchester City nuk do e lë keq Ronaldon për para. Nëse dikund Ronaldo do të paguhej shumë, City do të ishte zgjidhja ideale. Manchester City do ta bënte këtë transfer me qef për të marrë ish yllin e rivalëve të United.
Rikthimi te United ndoshta është dëshira më e madhe e Ronaldos. Problem i vetëm për këtë janë milionat të cilat Fergie nuk i jep aq lehtë.
Edhe Abramovich do ta dëshironte Ronaldon në skuadrën e tij. Bosi rus nuk do të pritonte të shpenzonte për CR7 mirpo në dilem do të ishte zgjedhja e këtij të fundit.
Së fundi po përmendet edhe kalimi te Anzhi. Miliarderët e Anzhit po e dëshirojnë transferimin e një superylli, mbase Ronaldo do të ishte më i dëshiruari. Parat nuk janë problem, vetëm se vështirë që Ronaldo do të ikte nga La Liga për në kampionatin rus./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!