Shaqiri e Mandzukic i kallin mediat serbe VIDEO

Unknown | Monday, November 19, 2012 |


Xherdan Shaqiri dhe Mario Mandzukic janë bërë bashkë për të plasur mediat serbe me festimin e tyre në ndeshjen ndaj Nurnberg.
Mandzukic shënoi golin e vetëm për Bayernin në këtë ndeshje, ndërsa me të shënuar ai shkoi para tifozëve bavarez duke bërë një përshënetje patriotike kroate.
Pas tij qëndroi edhe ylli kosovar Xherdan Shaqiri i cili festoi si një “ushtar” i FSK-së. Mënyra e festimit të lojtarëve ballkanas i ka kallur mediat serbe .
Media serbe e lidhin festimin e tyre me lirimin nga Haga të dy gjeneralëve serbë Ante Gotovina dhe Mladen Markaç.
”Unë festova për politikanët? Unë nuk kam lidhje me atë që po ndodhë në politikë” deklaroi Shaqiri i pyetur nga mediat.
”Kam qenë plot me emocione, por nuk kam festuar me ndonjë qëllim. Shpesh unë festoj kështu” deklaroi Mandzukic.
“SportBlic” shkruan se djaloshi nga Kosova dhe ai nga Kroacia me këtë gjestë përshëndetën lirimin e gjeneralëve kroat.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!