City i ofron Balotelin Milanit

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Mario Baloteli tashmë konsiderohet i tepërt të Mancester Siti. Sulmuesi italian u la në tribunë nga trajneri Mancini në ndeshjen e kësaj fundjave në kampionatin anglez dhe sipas mediave britanike drejtuesit e Mancester Sitit kanë vendosur ta nxjerrin atë në merkato dhe klubi ku ata dëshirojnë ta transferojnë 22-vjecarin është pikërisht Milani.

Megjithatë gjithcka në këtë cështje do të varet nga kuqezinjtë, të cilët ende nuk kanë vendosur nëse do të bëjnë ndonjë lëvizje në drejtim të sulmuesit të përfaqësueses italiane. Dëshira për realizimin e kësaj tratative mes të dy palëve ekziston, por problemi qëndron te paratë.

Mancester Siti dëshiron që të kompesojë shpenzimet e bëra për blerjen e Balotelit dhe për këtë arsye do të kërkojë një shifër të konsiderueshme parash nga ana e Milanit. Nga ana tjetër kuqezinjtë, nuk e dinë nëse do të kenë një rritje të buxhetit në muajin janar dhe për këtë arsye do të tentojnë të marrin Balotelin në formë huazimi dhe jo me detyrim blerje.

Ndërsa pritet një zgjidhje për këtë cështje, te Mancester Siti mosmarrëveshjet mes Mancinit dhe Balotelit vazhdojnë, që po i kushtojnë shumë sulmuesit kapricioz italian.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...