Curri: Dua të luaj në mesfushë

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Përfaqësuesi i Kombëtares Shqiptare, Debatik Curri, dëshiron të luajë në mesfushë në miqësoren kundër Kamerunit.

Kombëtarja e Shqipërisë të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore ndaj Kamerunit të Samuel Eto’os. Kjo është miqësorja e fundit e Shqipërisë për vitin 2012, ndeshje e cila do të zhvillohet në Gjenevë të Zvicrës, duke filluar nga ora 20:45.
“E dimë se Kameruni e ka një kombëtare shumë të fortë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, mirëpo ne nuk e kemi ndërmend që të dorëzohemi para tyre. Do të mundohemi të paraqitemi denjësisht për t’i nderuar tifozët tanë”.
“Se ku do të luaj unë për këtë çështje do të vendosë trajneri. Unë jam gati që t’i ndihmojë Shqipërisë aty ku ka nevojë. Megjithatë, unë do të preferoja që të luaja në mesfushë”.
“Nëse do të luaj në mbrojtje ndoshta më duhet që ta ruaj Samuel Eto’on. Nuk i frikësohem aspak këtij lojtari, pasi në karrierën time kam pasur rast që të luaj edhe ndaj shumë yjeve të tjerë botëror. Nuk duhet të mendojmë vetëm për Eto’on, pasi që Kameruni ka edhe disa lojtarë të tjerë kualitativ”, ka thënë Curri për “Sport”./Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...