Shevchenkos pritet të jetë trajner i Ukrainës

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Ukrainës (FFU) i kanë bërë thirrje legjendarit, Andriy Shevchenkos, që sa më shpjet të marrë kontrollin e shtabit teknik të këtij vendi

Udhëheqësit e FFU-së, duan që të vazhdojnë kualifikimet për në Kupën e Botës në Brazil 2014 me sulmuesin Shevchenko.

"Presidenti i Federatës, Andrew Konkov vendosi t’i ofrojë Shevchenkos funksionin e përzgjedhësit së kombëtares", shkruan në ueb-faqen e federatës së këtij vendi.

Ish-futbollisti i Milanit, Chelseat dhe Dynamo Kievit  karrierën prej futbollistit e përfundoi në qershor të këtij viti, pas eliminimit të ekipit kombëtar në kampionatin evropian, i cili u zhvillua në Ukrainë dhe Poloni.

Shevchenko, gjatë 111 paraqitjeve në fanellën e Ukrainës shënoi 48 gola ndërsa u shpall lojtari më i mirë i Evropës në vitin 2004.

Kombëtarja e Ukrainës është në vendin e parafundit të kualifikimeve të Grupit H dhe që nga muaji shtator ka humb shërbimet e trajnerit, Oleg Blochin, i cili ka vendosur që të marrë drejtimin e Dynamo Kievir.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...