Messi për një vit sa dikush tjetër për tetë

Unknown | Tuesday, November 13, 2012 | 0 Komente

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova ka lavdëruar Lionel Messin pas fitores 4-2 ndaj Mallorcës të dielën në kuadër të xhiros së 11-të në La Liga.

Ylli argjentinas realizoi dy herë duke thyer rekordin e legjendës braziliane Pele për më së shumti gola të shënuar brenda një viti kalendarik. Messi ka shënuar 76 herë në vetëm 59 paraqitje në vitin 2012 dhe Vilanova lavdëroi paraqitjet e mahnitshme të argjentinasit.

“Leo vazhdon të thyejë rekorde. Bilanci i tij i golave është i jashtëzakonshëm”, deklaroi Vilanova për uebfaqen zyrtare të Barcelonës. “Futbollistëve të tjerë ju nevojiten shtatë ose tetë sezone për të shënuar numrin e golave që Messi shënon brenda një sezoni. Po ashtu golat e Messit janë bukuri të rralla”, u shpreh strategu i gjigantit katalan.

Vilanova lavdëroi edhe paraqitjen e Cristian Tellos, i cili ishte po ashtu ishte në listën e golashënuesve. “Ne i njohim mirë aftësitë e tij. Ai zhvilloi një ndeshje të mirë. Besoj se është duke u përmirësuar shumë dhe ngadalë po bëhet futbollist më i kompletuar”, u shpreh Vilanova.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...