Çmendet Cavani, fiton Napoli
Napoli ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Dnipros me rezultat 4-2, ku ka shkëlqyer sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani.
Cavani ishte në formë jashtëzaknisht të lartë. Pas shtatë minutash lojë, ai realizoi golin e parë për Napolin, por mysafirët shënojnë edhe dy herë, për të kaluar në pjesën e dytë në avantazh me rezultat 1-2.
Sidoqoftë, Edinson Cavani shfaqet si superhero në minutën e 77-të për të shënuar për 2-2, para se të realizonte në minutën e 88-të dhe golin e epërsisë për 3-2.
Ai e konfirmoi fitoren me golin e tij të katërt dhe të katërt të Napolit për 4-2 dhe fitoren e madhe.
Me këtë fitore Napoli i ka gjashtë pikë në vendin e dytë, dy pikë më pak se sa PSV dhe AIK që kanë nga katër pikë.
Nga ndeshjet tjera përmëndim humbjen e Udineses me rezultat 3-2, fitoren e Fenerbahces dhe humbjen e Atletico Madridit nga Academica.
Category: Futboll
0 Komente