Liverpooli nuk di të fitojë

dardanmiftari | Thursday, November 08, 2012 | 0 Komente

Gjiganti rus, Anzhi Makhachkala, e ka mposhtur në shtëpi gjigantin anglez, Liverpoolin, me rezultat minimal 1-0, i cili thënë realisht ka mundur të jetë shumë më i thellë.
Në pjesën e parë u zhvillua lojë tejet monotone, me Anzhin që dominoi totalisht në posedim dhe në raste, ndërsa Liverpooli gjatë gjithë ndeshjes kishte vetëm dy mundësi të mira.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga Traore në minutën e fundit të pjesës së parë pas një kalimi të bukur të dy lojtarëve dhe parabolimit të portierit të The Reds.
Në pjesën e dytë Anzhi kishte edhe dy-tri raste të sigurta, të cilat Traore dhe Eto’o nuk i realizuan dhe ndeshja përfundoi me rezultatin 1-0.
Me këtë fitore Anzhi është lider në Grupin A me shtatë pikë, ndërsa Liverpooli mbetet në pozitën e dytë me gjashtë pikë. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...